Shqiptarët, ndër të parët në Itali që kërkojnë punë në bujqësi dhe blegtori

Shqipëria

Shqiptarët, ndër të parët në Itali që kërkojnë punë në bujqësi dhe blegtori

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 20:07
Foto ilustrim

Një muaj pas fillimit të procedurës për legalizimin e qëndrimit të emigrantëve, në Itali numërohen 80,366 aplikime.

Nga këto, 69,721 aplikme tashmë janë mbyllur, ndërsa 10.645 ndodhen ende në proces.

Sipas Ministrisë së Brendshme, tendenca e kërkesave është vazhdimisht në rritje; Lombardia është e para për kërkesat e paraqitura për punë shtëpiake dhe ndihmë personale, ndërsa Campania për bujqësi. Kjo procedurë do të përfundojë në 15 gusht.

Nga shpërndarja e kërkesave sipas vendit të origjinës së punonjësit; Maroku, Ukraina dhe Bangladeshi renditen të parët për punë shtëpiake dhe asistencë personale; Shqipëria, Maroku dhe India për bujqësi dhe blegtori. Sa i përket sektorit bujqësor, nga 8.310, 7.351 punëdhënës janë italianë (90%).

Nga 1 deri më 29 qershor, në zyrën postare janë dorëzuar 3,231 kërkesa për leje qëndrimi të përkohshëm nga shtetasit e huaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat