Mbyllen hetimet për grabitjen e Rinasit, SPAK dërgon për gjykim dosjen me 8 të pandehur

Shqipëria

Mbyllen hetimet për grabitjen e Rinasit, SPAK dërgon për gjykim dosjen me 8 të pandehur

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 11:28
Grabitja në Rinas

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) përfundon hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen për vjedhjen  e 4.6 milion eurove nga avioni në Rinas, ngjarje kjo e ndodhur me 9 prill të vitit 2019.

SPAK ka dërguar dosjen për gjykim për 8 të pandehur, Klement dhe Eldi Çalën, Oltjan Veselin, Renaldo Sulën, Saimir Çelën, Elton Piklin, Talo Çelën dhe Alkond Bengasin.

Në grabitjen e Rinas u vra në shkëmbim zjarri me policinë Admir Murataj, që dyshohet se ka qenë truri i supergrabitjes në aeroport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat