Reportazhi italian: Hekurudhat shqiptare janë copë-copë - Bota Sot
Reportazhi italian: Hekurudhat shqiptare janë copë-copë

Shqipëria

Reportazhi italian: Hekurudhat shqiptare janë copë-copë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:02
Hekurudhat

Portali italian Hekurudha.info i ka dedikuar një reportazh të gjerë sistemit hekurudhor në Shqipëri me fotografi e video që dëshmojnë atë çka gazetarët e tyre shkruajnë që në ballinë të reportazhit "Hekurudhat shqiptarë janë copë-copë".

"Të flasësh për trenat do të thotë të flasësh për turizëm, shkruan mes të tjerash artikulli, por sistemi hekurudhor në Shqipëri është me shumë gjasa më i shkatërruari në Europë."

Reportazhi rrëfen se linjat hekurudhore në Shqipëri janë mjaft të pakta e udhëtojnë me raste dhe për faktin se mungon linjat e elektrizuara e mungon dhe karburanti për ato ekzistuese.

"Trenat në Shqipëri janë në kushte mjaft të këqija, udhëtojnë me shpejtësi 45 km në orë e në disa raste dhe me shpejtësinë e hapit të njeriut. Shpesh motorrat e tyre janë homazhe nga vende të tjera, përfshirë dhe Italinë, por që natyrisht nuk do përdoreshin më kurrë në asnjë hekurudhë të tyre".

Portali italian analizon dhe kushtet me të cilat udhëtohet në trenat shqiptarë "pa ajër të kondiconuar, pa korrent elektrik, pa drita e në errësirë e me porta të hapura ku udhëtarët qëndrojnë në këmbë e sodisin natyrën".

"Por jo vetëm kaq, shkruan media italiane, fëmijët kanë një lojë të preferuar e qëllojnë me gurë trenat në udhëtim e vagonat udhëtojnë me xhama të thyer e duket një gjë e zakonshme që nuk skandalizon askënd".

"Absurditeti shqiptar nuk merr fund këtu. Trenat udhëtojnë pa sinjalet që duhet të respekojnë e stacionet hekurudhore janë shndërruar në gërmadha e punonjësit e hekurudhave pa asnjë uniformë shesin bileta, e si në bankete shesin gjithçka tjetër që nga farat e lulediellit tek frutat."

Madje, shkruan media italiane, përgjatë linjës hekurudhore nuk është e çuditshme të gjesh gomerë të lidhur në hunj apo shpendë që ecin në binarë.

Ndërsa trenat e mallrave merren më në konsideratë në Shqipëri e udhëtojnq të mbrojtur nga forcat e rendit për t'u shpëtuar grabitjeve.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat