"Ngrin" vettingu në polici, prej një muaji asnjë seancë

Shqipëria

"Ngrin" vettingu në polici, prej një muaji asnjë seancë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 14:48
Foto

Prej 1 muaji procesi i vettingut në radhët e policisë është ndërprerë. Shkak për pezullimin e procesit është bërë tejkalimi i afateve dhe ndryshimet e reja në ligj. Deri në fund të qershorit duhej të ishin vlerësuar 300 drejtues të lartë të policisë por deri më tani vetëm 20 prej tyre janë filtruar nga komisioni i jashtëm i vlerësimit.

Prej 1 muaji vetting-u në radhët e policisë është ndërprerë. Shkak për ndërprerjen e procesit është bërë tejkalimi i afateve të vendosura nga Ministria e Brendshme dhe ndryshimet e propozuara në ligj.

Seanca e fundit nga komisioni i jashtëm i vlerësimit është mbajtur në datë 2 qershor ku u dha vendimi i fundit për drejtuesin e policisë Bledar Çeliku.

Prej kësaj date procesi është ndërprerë, dhe dyert e sallave janë të mbyllura.

Po ashtu dhe në faqen e komisionit të jashtëm të vlerësimit nuk janë njoftuar seanca të tjera, megjithëse shprehen se po vijon shqyrtimi i dosjeve deri në rifillim të procesit.

Sipas komisionit procesi do rinisë, pas hyrjes në fuqi të ndryshimeve të reja në ligj, ku SHCBA do filtrojë efektivët në të njëjtën kohë me anëtarët e komisionit përkatës.

Ndryshimet në ligj të cilat kryhen për herë të 3 për këtë proces janë miratuar në komisionet parlamentare.

Kuvendi i ka dhënë dritën jeshile, ndërsa tashmë mbetet vetëm dekretimi nga presidenti për rinisjen e procesit.

Pas hapjes graduale të kufizimeve të vendosura nga pandemia, janë mbajtur 6 seanca dëgjimore dhe 6 seanca vendimi.

Muaji që lamë pas ishte afati i fundit ku duhet të vlerësoheshin 300 drejtues, por deri më tani në sitën  e KJV kanë kaluar vetëm 20 prej tyre.

Deri më 31 qershor duhet të vlerësoheshin në kriteret e pasurise, figurës dhe aftësive profesionale 45 drejtues të lartë dhe rreth 250 drejtues me grada më të ulëta.

Autoritetet shprehen se vonesa në procesin e vettingut në policisë është bërë shkak nga situata e krijuar nga pandemia, por dhe puna për shqyrtimin e dosjeve për subjektet.

Komisioni ka konfirmuar deri më tani 15 drejtues të lartë të policisë, ka përjashtuar vetëm 1 drejtues.

Nga pozicionet drejtuese janë dorëhequr 2 drejtues të lartë policie, ndërsa 2 të tjera janë në pritje të vendimit përfundimtar.

ECURIA E VETTINGUT NË POLICI

-15 të konfirmuar deri më tani

-1 përjashtuar nga policia

-2 të dorëhequr nga procesi

-2 në pritje të vendimit të KJV

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat