Kasa: Vendet fqinje nuk deklarojnë të gjitha shifrat e Covid se nuk duan të godasin turizmin, ne e fryjmë

Shqipëria

Kasa: Vendet fqinje nuk deklarojnë të gjitha shifrat e Covid se nuk duan të godasin turizmin, ne e fryjmë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 17:20
Rrahman Kasa

Turizmi është një nga sektorët më të goditur nga pandemia e koronavirusit.

Në një intervistë për Ora News, kryetari i Unionit Turistik Shqiptar Rrahman Kasa, tha se muaji qershor nuk kishte pritshmëri të madhe për turizmin, edhe pse u hapën kufijtë tokësorë.

Rrahman Kasa: ''Këtu ka një paradoks sepse edhe gjatë periudhës së  karantinimit ne kemi qenë binzese të hapura por cili ishte aktiviteti që do ushtronim ne kur funksiononte asnjë linjë ajrore, asnjë linjë transporti. Kemi qenë formalisht të hapur. Nga 1 qershori, kur u bë dhe hapja e kufijve tokësorë, menduam se do kishim një farë lëvizje, se do kishte shpresë për rigjallërimin ose një lëvizje sadopak për turizmin.''

''Kryesisht kjo konsistonte nëpër hotele pasi menduam se një numër i konsiderueshëm nga Kosova do të vinin ashtu siç ndodh zakonisht. Në fakt për muajin qershor nuk rezulton se kishte ndonjë pritshmëri të madhe, pra nuk kishte ndonjë lëvizje të madhe, dhe pritshmëritë tona nuk u realizuam, sepse vetëm fundjava e fundit e muajit pati një fluks.''

Sipas Kasës, shpresa e dytë për operatorët turistikë ishte 1 korriku, pasi u mundësua hapja e linjave ajrore dhe turizmi mund të merrte frymë. Megjithatë, fakti që BE e ka rekomanduar vendin tonë si një vend jo të përshtatshëm për turizëm, për shkak të rritjes së rasteve me Covid-19, e ka penalizuar sërish këtë sektor. 

Rrahman Kasa: ''Shpresa e dytë për operatorët ishte 1 korriku, kur do fillonte të hapeshin linjat e avionëve, dhe turizmi ku qytetarët të ishin të lirë për pushime. Edhe kjo nuk ndodhi, sepse Shqipëria është në listën e vendeve që nuk rekomandohet për turizëm, dhe shumë vende nga BE nuk do të operojnë me Shqipërinë. Ne prisnim që të fillonim në fillim të korrikut, por BE e ka shtyrë këtë datë së paku me 2 javë, sepse është rritur ndjeshëm numri i shifrave të të infektuarve dhe të vdekurve. 

Kasa tha gjithashtu se ndryshe nga Shqipëria, vendet e rajonit nuk i deklarojnë shifrat e të infektuarve sepse duan të përfitojnë diçka nga turizmi.

Rrahman Kasa: ''Gjatë kohës që shpërtheu pandemia kishim shifra më të ulëta ndërsa tani kemi shifra më të larta dhe më shumë vdekje. Ndoshta është edhe nga hapja, por nuk është njësoj si fillimi. Unë them se mbase shifrat janë reale ose ndoshta kanë edhe qëllime të tjera, nuk di të jap një përgjigje të saktë. Ka vende fqinje si Greqia dhe Italia, janë në dijeni që ka shumë raste por nuk i deklarojnë sepse nuk duan të godasin turizmin e tyre. Duan të përfitojnë diçka nga turizmi. Ndoshta ne themi realitetin, ndoshta e fryjmë. Shpresojmë që kurba e të infektuarve të vijë në ulje, ose së paku të deklarohet si e tillë.''

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat