Akreditohen 49 teste të reja analizash për sigurinë ushqimore, rikonstruktohet laboratori i ri në ISUV

Shqipëria

Akreditohen 49 teste të reja analizash për sigurinë ushqimore, rikonstruktohet laboratori i ri në ISUV

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 19:19
Ilustrim

Instituti i Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë ka akredituar gjatë këtij viti 49 teste të reja analizash, nga 53 të tilla që ka pasur deri në vitin 2019. Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi, bëri një vizitë në këtë institucione së bashku me drejtuesin Armand Reveli u shpreh se akreditimi i shërben planit kombëtar të monitorimit.

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi, zhvilloi një takim në Institutin e Sigurisë Ushqimore dhe Veterinarisë, i cili ka akredituar 49 teste të reja analizash nga 53 të tilla që ka pasur deri në vitin 2019.

Drejtuesi i institutit Armand Reveli u shpreh se  49 testet i shërbejnë planit kombëtar të monitorimit, rekomandimeve të Brukselit dhe mbështetjes së eksportit të produkteve bujqësore.

Armand Reveli: Zgjerimi i këtyre testeve do të thotë besueshmëri për biznesit dhe konsumatorët.

Përpos akreditimit të 49 testeve,  në institutin e laboratorit për analizat e Sigurisë Ushqimore ka përfunduar dhe rikonstruksioni i godinës, që i ka kushtuar qeverisë shqiptare rreth 33 milionë lekë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat