Humbin jetën 2 paciente dhe shënohen 67 raste pozitive me koronavirus, sot!

Shqipëria

Humbin jetën 2 paciente dhe shënohen 67 raste pozitive me koronavirus, sot!

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 10:41
Mirela Cami

Ministria e Shëndetësisë në një deklaratë për media, ka informuar mbi situatën e koronavirusit në vend.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 67 raste të reja dhe kanë humbur jetën 2 pacientë që vuanin nga sëmundje bashkëshoqëruese.

“Fatkeqësisht 2 qytetarë kanë humbur betejën me Covid19 gjatë 24 orëve të fundit. Një 67 vjeçare dhe një 73 vjeçare, të dyja nga Tirana me disa sëmundje bashkëshoqëruese, kanë humbur jetën në spitalin infektiv, pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerave”, tha Mirela Cami, drejtore e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat