Keni menduar që nesër të shkoni në plazh, ja si parashikohet moti për ditën e diel - Bota Sot
Keni menduar që nesër të shkoni në plazh, ja si parashikohet moti për ditën e diel

Shqipëria

Keni menduar që nesër të shkoni në plazh, ja si parashikohet moti për ditën e diel

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 14:55
Foto ilustrim

Alternime kthjellimesh dhe vranësira deri të dendura, kështu parashikohet moti për ditën e diel.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak ka njoftuar se reshjet e shiut do të bëhen prezente në orët e paradites fillimisht në jug të vendit e gradualisht në mesditë reshjet do të shtrihen edhe në pjesën tjetër të territorit.

Ndërkohë përgjatë relieveve malore reshjet do të marrin karakter shtrëngatash shoqëruar më shkarkesa elektrike.

Era do të jetë nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 15m/s. Temperaturat parashikohen me rënie në vlerat e mesditës.

Me konkretisht temperaturat parashikohen:

zonat malore 15°C deri në 30°C

zonat e ulëta 17°C deri në 33°C

zonat bregdetare 18°C deri në 33°C

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat