Çmendet moti, plas stuhia e breshërit në këtë vend - Bota Sot
Çmendet moti, plas stuhia e breshërit në këtë vend

Shqipëria

Çmendet moti, plas stuhia e breshërit në këtë vend

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:12
Gramsh

Pasditen e sotme, një stuhi breshëri që ka vërshuar në lindje të qytetit për më shumë se 40 minuta është pasuar me dëmtime të mëdha në bujqësi.

Dëmet më të mëdha janë në fshatin Rovje të qendrës administrative Kukur, ku dhe stuhia e breshërit ka qenë më e fuqishme.

Në pamjet e filmuara në fshatin Rovje, tregohen dëmtimet në vreshtari.Sipas banorëve, stuhia e breshërit ndodhi shumë shpejt. Koha ishte me temperatura të larta e me diell e papritur,  për 20 minuta ndryshoi gjithçka.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat