Yuri Kim thotë se Shqipëria do të këtë mbështetje nga SHBA-ja për integrim në BE - Bota Sot
Yuri Kim thotë se Shqipëria do të këtë mbështetje nga SHBA-ja për integrim në BE

Shqipëria

Yuri Kim thotë se Shqipëria do të këtë mbështetje nga SHBA-ja për integrim në BE

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 20:16
Yuri Kim

Ambasadorja Yuri Kim duke shprehur keqardhjen që si pasojë e pandemisë nuk u mundësua një festë si çdo vit për 244 vjetorin e Pavarësisë se SHBA, ajo garanton se bashkëpunimi do të vazhdojë të jetë i njëjtë me Shqipërinë.

Kim siguron se SHBA do të vazhdojë të mbështesë autoritetet shtetërore për implementimin e reformës në drejtësi që sipas saj është një proces që kërkon kohë dhe përpjekje për të sjellë rezultate.

Të njëjtën mbështetje ajo thotë se Shqipëria do të këtë nga SHBA dhe për integrimin e plotë të vendit tonë në BE.

Urimet për festen e SHBA nuk kanë munguar nga të gjithë krerët më të lartë të politikës, presidenti Meta, kryeministri Rama që në të njëjtën ditë feston ditëlindjen e tij të 56, por dhe kreu i opozitës Basha.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat