Plagosje me armë zjarri në aksin Burrel-Tiranë

Shqipëria

Plagosje me armë zjarri në aksin Burrel-Tiranë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 10:22
Foto Ilustrim

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur mbrëmë në aksin Burrel-Tiranë.

Sipas policisë, me datë 04.07.2020, rreth orës 23.05, Policia e Komisariatit Mat, ka marrë informacion se në aksin rrugor Burrel -Tiranë,  pranë një lokali është plagosur me armë zjarri shtetasi E.M. 30 vjeç, i cili po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Falë veprimeve të shpejta hetimore të kryera nga Policia është bërë e mundur identifikimi dhe shpallja në kërkim e shtetasit T.(H), Xh., 32 vjeç, banues në Tiranë, si autori kryesor i dyshuar i ngjarjes.

Shërbimet e policisë po në vijim të zbardhjes së ngjarjes kanë shoqëruar në Komisariat disa persona të tjerë që dyshohet se kanë dijeni për ngjarjen.

Grupi hetimor po punon  për zbardhjen e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes. Shërbimet e Policisë po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e  autorit të ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat