Tre të arrestuar në Fier/ U kapën “mat” duke vjedhur… peshk - Bota Sot
Tre të arrestuar në Fier/ U kapën “mat” duke vjedhur… peshk

Shqipëria

Tre të arrestuar në Fier/ U kapën “mat” duke vjedhur… peshk

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 12:58
Foto ilustrim

Policia e Fierit njofton se ka arrestuar në flagrancë tre persona për vjedhje.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kuman, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin peshk në vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit B. P., 56 vjeç, banues në Kuman.

Të arrestuarit janë:

F. D., 47 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

B. V., 37 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

K. H., 28 vjeç, banues në Ura Vajgurore.

Arrestimi i tyre u bë pasi gjatë natës, në fshatin Kuman, janë kapur në flagrancë duke tentuar të vjedhin peshk në vaskat e peshkut në pronësi të shtetasit B. P., 56 vjeç, banues në Kuman.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, në ngarkim të shtetasve të sipërpërmendur për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim e mbetur në tentativë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat