Durrës/ Protokollet anti-covid-19 sfidohen hapur, pushuesit vërshojnë në plazh - Bota Sot
Durrës/ Protokollet anti-covid-19 sfidohen hapur, pushuesit vërshojnë në plazh

Shqipëria

Durrës/ Protokollet anti-covid-19 sfidohen hapur, pushuesit vërshojnë në plazh

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:44
Foto ilustrim

Edhe këtë fundjavë pushuesit kanë vërshuar drejt plazheve të Adriatikut, ku kujdesi për veten dhe protokollet anti-covid-19 po sfidohen hapur.

Me temperaturat e larta, pritshmëria për “plazh ndryshe” për shkak të kushteve që dikton pandemia është harruar. Distancat janë ngushtuar në rërë dhe në det.

Në mjaft raste, subjektet kanë ngushtuar edhe hapësirat nga çadra në çadër dhe nuk respektojnë distancën prej të paktën 3.5 metrash mes tyre.

Distanca është lënë mënjanë dhe nga vetë pushuesit. Qëndrojnë të grumbulluar në çadra dhe në det, ndërsa rastet e infektuara me Sars-Cov-2 vazhdojnë të shtohen ndjeshëm në vend.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat