Situata e Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu jep lajmin mirë nga Shkodra

Shqipëria

Situata e Covid-19 në Shqipëri, Manastirliu jep lajmin mirë nga Shkodra

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:29
Ogerta Manastirliu ka njoftuar rindërtimin e qendrës shëndetësore në Zogaj të Shkodrës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar rindërtimin e qendrës shëndetësore në Zogaj të Shkodrës. “Situata e epidemisë vijon të mbajë në #alert maksimal sistemin shëndetësor, nga qendrat shëndetësore në spitale, për identifikimin dhe ndjekjen e çdo rasti të dyshimtë me #COVID19”, shkruan Manastirliu.

Postimi i Manastirliut

Nuk ndalet puna për rindërtimin e infrastrukturës së kujdesit parësor nga veriu në jug ✅

Në #Zogaj të Shkodrës, ku qendra shëndetësore e rrënuar i ka lënë vendin një qendre #model për banorët e kësaj zone turistike, gjithnjë e më shumë të frekuentuar nga pushuesit ☀️

Situata e epidemisë vijon të mbajë në #alert maksimal sistemin shëndetësor, nga qendrat shëndetësore në spitale, për identifikimin dhe ndjekjen e çdo rasti të dyshimtë me #COVID19.

#RespektoniRregullat

#RuaniShëndetin

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat