Strazimiri: Tirana, qyteti "tranzit" punë - fjetinë - Bota Sot
Strazimiri: Tirana, qyteti "tranzit" punë - fjetinë

Shqipëria

Strazimiri: Tirana, qyteti "tranzit" punë - fjetinë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 16:41
Tirana

Përmes një postimi në Facebook, ish deputeti i PD-së Gent Strazimiri solli në vëmendje gjendjen në të cilën ndodhen rrugët e kryeqytetit.

Si shembull ai mori rrugën "Myslym Shyri" ku pjesa e cila shërbente si parking për makinat është kthyer në një parking biçikletash.

Kjo ka sjellë problematikë për banorët dhe për bizneset përreth.

Edhe më herët PD ka denoncuar këtë projekt ku shprehen se ajo dëmton 250 biznese që ndodhen në atë rrugë, si dhe krijon trafik.

Strazimiri shkruan se tashmë rrugët që kryesore tregtare në Tiranë mund të kalosh vetëm tranzit.

Postimi i plotë:

Tirana, qyteti "tranzit": punë - fjetinë!

Kjo foto është e sapobërë në rrugën kryesore tregtare të Tiranës, "Myslym Shyri" !
Është e pamundur, e paligjshme, e palejueshme të ndalosh gjatë gjithë gjatësisë së saj, për cilindo, për çfarëdo lloj arsyejeje, veçanërisht tregtare, madje edhe për banorët!
Në rrugën kryesore tregtare të Tiranës mund të kalosh vetëm ... tranzit...(?!)
Në qoftë se do të bësh një veprim fare banal si, të bësh pazar, të marrësh apo të presësh fëmijët a pleqtë qoftë edhe tek dera e shtëpisë, mund ta bësh vetëm në një menyrë:
- Duke shkelur "rregullat" e bëra, vetëm që TË TË NDALOJNË TË JETOSH!!
Të mendosh që ky qytet u projektua me rrugë e bulevarde 47 m të gjerë në kohën e kuajve me karrocë e gomerëve, projekt që e ruajti pushtimi fashist edhe pushtimi i "Partisë", megjithëse kalonte vetëm Gaz-i i Degës, NYSA e bukës dhe ZUK-u i druve...
Regres dhe urrejtje për këtë qytet si sot, nuk ka patur as diktatura fashisto-komuniste!!!!
T'i gjesh rrugët dhe projektet gati për rrugë që të përballojnë trafik perëndimor kur në Tiranë makina ishte snobizëm, e t'i shndërrosh në rrugë ku të ngeci dhe gomari në trafik sot që çdo familje ka 2 makina... këtë vetëm një kooperativist që vazhdon të ketë urrejtje genetike për civilizimin dhe qytetarin, mund ta bëjë!!!!
KAQ!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat