Pampuri për koronavirusin: Ka humbur sensibilizimi, këshilli teknik i luhatur, ç'thotë sot nuk e thotë nesër - Bota Sot
Pampuri për koronavirusin: Ka humbur sensibilizimi, këshilli teknik i luhatur, ç'thotë sot nuk e thotë nesër

Shqipëria

Pampuri për koronavirusin: Ka humbur sensibilizimi, këshilli teknik i luhatur, ç'thotë sot nuk e thotë nesër

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:00
Oriola Pampuri

Pas lehtësimit të masave anticovid në Shqipëri, kurba e pandemisë ka pësuar një rritje drastike.

Kjo duket se ka shqetësuar qytetarët por një pjesë tjetër duket të kenë ulur vigjilencën duke vijuar normalisht jetën.

Por shifrat flasin ndryshe, teksa është disafishuar numri i të infektuarve në ditë.

Ish deputetja e PD-së Oriola Pampuri shprehet se një prej përgjegjësve të kësaj neglizhence nga ana e qytetarëve është qeveria.

E ftuar në Ora News, ajo thotë se Këshilli Teknik nuk ka pasur një vijueshmëri mendimi dhe i ka bërë konfuz qytetarët.

Këtë ish deputetja e lidh me deklaratat e shumta kontradiktore të specialistëve përsa i përket masave anticovid.

Pampuri: Është vetë Ministria e Shëndetësisë, qeveria të cilët duhet të shtojnë masat e sigurisë, fillimisht për stafin shëndetësor. Kur ata nuk janë në gjendje të menaxhojnë situatën në QSUT, gjithçka shkon në kaos siç ka shkuar dhe sot. Unë nuk mund ta them që mund të shkojmë drejt një mbyllje të dytë sepse do ta shkatërronte ekonominë. Por unë them që duhet urgjentisht të merren masat për të mbajtur në kontroll dhe për të menaxhuar QSUT. Duhet të merret seriozisht se një valë e dytë e koronavirusit do të na cënonte nga ana shëndetësore dhe ekonomike.

Ka humbur totalisht sensibilizimi duke pasur parasysh që në fillim kishim specialist në media që thoshin nuk duhen maska. Pastaj flisnim për domosdoshmëri masash. Ka një ndryshim mendimesh. Ky Këshilli Teknik nuk ka pasur një vijueshmëri mendimi, ka patur luhatje dhe duke humbur besimin në ato që thuhen sot dhe humbin nesër sigurisht qytetarët kanë pësuar çoroditje në atë që vërtetë po ndodh. Është për tu marrë seriozisht masat mbrojtëse sidomos aty ku ka grumbullime. Në kohën që ende ishte gjendja e emergjencës, qeveria nuk mori asnjë masë mbrojtëse tek shembja e teatrit. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat