Pamjet, çmendet moti në Përmet, reshjet e breshërit ‘anormale’ - Bota Sot
Pamjet, çmendet moti në Përmet, reshjet e breshërit ‘anormale’

Shqipëria

Pamjet, çmendet moti në Përmet, reshjet e breshërit ‘anormale’

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 21:18
Pamje nga vendi i ngjarjes

Reshjet e shiut kanë ‘pushtuar’ pjesë të ndryshme të Shqipërisë në dy ditët e fundit, teksa këtë të dielë në zona si Berati, Përmeti e pjesa jugore e vendit, reshjet kanë qenë në formën e shtrëngatave të forta.

Pavarësisht se shiu ka zgjatur për pak minuta, në Përmet ka rënë një rrebesh breshëri.

Breshëri madje ka qenë i një madhësie të konsiderueshme, ashtu siç tregojnë fotot e mëposhtme të përcjella nga report tv. Banorët që kanë kryer videot, kanë treguar se kokrrat e breshërit ishin të mëdha sa një kokërr kajsie.

Image
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat