Breshëri sa një kokër kajsie bën "namin" në Këlcyrë, shkatërron të mbjellat

Shqipëria

Breshëri sa një kokër kajsie bën "namin" në Këlcyrë, shkatërron të mbjellat

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:15
Foto

Pavarësisht se vendi ynë u përfshi nga një mot i nxehtë me temperatura të larta, fundjava ka sjellë reshje shiu në të gjithë vendin.

Ndërsa në Këlcyrë, duket se reshjet kanë qenë më intensive teksa janë regjistruar dhe reshje breshëri.

Në Malëshovë të Këlcyrës, breshëri ka bërë namin duke shkatërruar të mbjellat.

Për të gjithë pushuesit që këtë të dielë iu drejtuan plazheve, shiu duket sei ka prishur ditën.

Të detyruar të rikthehen, fluksi i automjeteve ka shkaktuar trafik të rënduar sidomos në aksin Orikum-Radhimë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat