A po blejnë më maska e alkool shqiptarët? Çfarë thonë farmacistët - Bota Sot
A po blejnë më maska e alkool shqiptarët? Çfarë thonë farmacistët

Shqipëria

A po blejnë më maska e alkool shqiptarët? Çfarë thonë farmacistët

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 22:21
Foto ilustrim

Autoritetet shëndetësore vazhdojnë të bëjnë thirrje që të ruajmë distancën, të mbajmë maska në markete, dyqane, zyra dhe ambiente publike, ku nuk mund të ruhet distanca.

“Njerëzit vazhdojnë të blejnë maska e dezinfektues. Piku ishte në mars, kur i blinin nga frika. Por edhe tani blejnë. Çmimet kanë rënë. Maska nga 100 lekë, shitet 50-60 lekë. Ky alkool shitej 600 lekë, sot bën 450”, shprehet një farmaciste.

“Unë dhe burri nuk i heqim maskat. Jemi diabetikë, me hipertension. Po nuk u ruajtëm ne, kush do ta bënte? E di që tallen me ne, por unë e besoj që po vdesin njerëz, ndaj mbrohemi. Çmimet e maskave dhe alkoolit janë të kripura për ne si pensionistë, por do t’i blejmë. Nuk të qasin dyqanet, farmacitë, etj, po nuk pate maskë. Ja shiko atje, të gjithë ata burra të ulur në hije bashkë, asnjëri s’mban maskë. Unë nuk e kam problem fare. E dua jetën, dua të jetoj!”- shprehen disa qytetarë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat