Arkëtarja rezulton me Covid-19, merret vendimi i menjëhershëm për sportelin e pagesave të OSHEE-së

Shqipëria

Arkëtarja rezulton me Covid-19, merret vendimi i menjëhershëm për sportelin e pagesave të OSHEE-së

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 09:30
OSHEE

Ditën e sotme janë regjistruar dy raste të reja me Covid-19 në qytetin e Përmetit.

Një nga arkëtarët e OSSHE ka rezultuar pozitive, ndërkohë është mbyllur sporteli i pagesave në këtë institucion.

Rasti i dytë është shënuar në fshatin Kosinë të Përmetit.

Sot priten te merren tampone në masë tek popullsia e cila ditët e fundit ka pasur kontakte me arkëtaren e pagesave të OSHEE-së.

Rasti i Kosinës i shtohet 2 rasteve të tjera po nga ky fshat më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat