Spahiu rendit dështimet e qeverisë Rama, në 7 vitet e fundit - Bota Sot
Spahiu rendit dështimet e qeverisë Rama, në 7 vitet e fundit

Shqipëria

Spahiu rendit dështimet e qeverisë Rama, në 7 vitet e fundit

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 10:21
Përparim Spahiu

Ish-deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu me anë të një postimi në rrjetet sociale shkruan se nuk mund të presësh zgjidhjen e krizës nga qeveria aktuale, pasi sipas tij, kryeministri Edi Rama ka dështuar në të gjitha drejtimet.

Në këtë qëndrim, Spahiu rendit ato që ai i cilëson si dështime të qeverisë në disa prej fusha kryesore dhe jetike për shqiptarët.

“Të presësh të menaxhojë një krizë kaq të rëndë një qeveri të dështuar në kohë normale, është naivitet, për mos të thënë budallallëk. Dështoi të krijojë vende të reja pune, madje detyruan mijëra shqiptarë të kërkojnë azil dyerve të Europës”, shkruan Spahiu..

Më tej ai thekson se qeveria Rama “dështoi në ofertën utopike të shëndetësisë falas. Koncensionet në shëndetësi akuzohen si më korruptivet dhe pa asnjë efekt pozitiv në shëndetin e njerëzve. Dështoi me reformën arsimore, sot studentët por dhe pedagogë jetojnë në një nga periudhat më të çoroditura të arsimimit”.

Statusi i plotë në Facebook

Të presësh të menaxhojë një krizë kaq të rëndë një qeveri të dështuar në kohë normale, është naivitet, për mos të thënë budallallëk. Dështoi të krijojë vende të reja pune, madje detyruan mijëra shqiptarë të kërkojnë azil dyerve të Europës.

Dështoi në rritjen e investimeve të reja, ato të huaja kryesisht. Në shtatë vite asnjë investim i tillë. Të vetmet investime ndërtimet e kullave në çdo cep të Tiranës.

Dështoi në stimulimin e industrive prodhuese në vend, si gjeneratorë kryesorë punësimi. Sektori i bujqësisë vazhdon në mëshirë të fatit, pa asnjë ndihmë apo politikë stimuluese, duke u konkurruar keqas nga importet.

Dështoi në ofertën utopike të shëndetësisë falas. Koncensionet në shëndetësi akuzohen si më korruptivet dhe pa asnjë efekt pozitiv në shëndetin e njerëzve. Dështoi me reformën arsimore, sot studentët por dhe pedagogë jetojnë në një nga periudhat më të çoroditura të arsimimit.

Dështoi në luftën kundra korrupsionit. Shqipëria renditet si vendi më i korruptuar në rajon, madje nga më të korruptuarat në botë.

Dështoi në luftën kundra krimit madje ndodhi krejt e kundërta. Departamenti Amerikan i Shtetit na rëndit si vendi kryesor prodhues por dhe tranzit i drogës.

Dështoi në uljen e borxhit, si premtimin më të madh dhe kali i betejës së Rilindjes kur erdhi në pushtet. Sot borxhi publik ka kaluar 80% të PBB-s.

Pra, e vetmja arritje e Rilindjes është fjala DESHTIM, në kohë normale.

Si mund të presësh që këta të paaftë, këta të korruptuar, këta hajdutë votash dhe zgjedhjesh, të zgjidhin krizën e pandemisë? Zgjedhjet janë zgjidhja e vetme!

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat