Basha uron kryeministrin Plenkoviç për fitoren në zgjedhjet kroate

Shqipëria

Basha uron kryeministrin Plenkoviç për fitoren në zgjedhjet kroate

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:03
Lulzim Basha dhe Andrej Plekoviç

Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë, Lulzim Basha nëpërmjet një postimi në Twitter përshëndeti fitoren e zgjedhjeve parlamentare në Kroaci nga partia e kryeministrit Andrej Plekoviç.

‘Përgëzime kryeministrit Andrej Plenkoviç për fitoren madhështore  në zgjedhjet parlamentare. Mezi pres që të vazhdojmë të punojmë së bashku për të forcuar bashkëpunimin strategjik mes dy vendeve tona dhe partive tona simotra.

Faleminderit për mbështetjen që i jepni Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Europian’, - shprehet Basha në urimin e tij për kryeministrin kroat dhe partinë e HDZ pas fitores madhështore që e djathta shënoi në zgjedhjet e fundit parlamentare në Kroaci.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat