Padia ndaj Taulant Ballës, Gjykata rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës

Shqipëria

Padia ndaj Taulant Ballës, Gjykata rrëzon pretendimet e Shkëlzen Berishës

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:28
Shkëlzen Berisha, Taulant Balla

Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar sot kallëzimin e Shkëlzen Berishës, djalit të ish-Kryeministrit, Sali Berisha, kundër deputetit të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Raportohet se janë rrëzuar pretendimet e Berishës për “nxjerrje të akteve sekrete” dhe “shpërdorim të detyrës” nga ana e Ballës.

Më herët deputeti i PS, ka akuzuar Shkëlzen Berishën se ka shmangur taksat dhe se pasurinë e ka vendosur si sekser. Por ky i fundit i ka quajtur këto akuza shpifje.

Më pas Shkëlzen Berisha ka paraqitur ne Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, Tiranë, kallëzimin penal për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe  “Zbulimi i akteve dhe të dhënave sekrete”,  parashikuar nga nenet 248 dhe 295/a  të K.Penal.

Çështja u shqyrtua nga Gjykata e Posaçme për shkak të statusit si deputet që mban Taulant Balla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat