Bardh Spahia: Qeveria është dorëzuar para Covid-19! A ke një plan Edi Rama?

Shqipëria

Bardh Spahia: Qeveria është dorëzuar para Covid-19! A ke një plan Edi Rama?

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:15
Bardh Spahia

Kjo qeveri është fatkeqësia më e madhe që u ka rënë shqiptarëve në historinë e tyre.

Një qeveri që dështoi të marrë masat e duhura për ndërprerjen e zinxhirit të infeksionit nga virusi Covid.

As edhe njëherë, nuk pranoi sugjerimet që u erdhën që në krye të herës, si nga profesionistë të opozitës ashtu edhe të OBSH dhe si në asnjë vend tjetër në botë lejoi që spitalet të kthehen në vatra infeksioni me Covid!

Nuk e përdori kohën e karantinës për të marrë masa sigurie për popullatën por thjesht bëri tendera sekretë më çmime të fryra. Testimet i bëri me pikatore përkundër çdo sugjerimi e modeli në botë! Numri i testimeve u rrit me vonesë, dhe është i papërfillshëm në raport me nevojën.

50 mijë teste në ditë bën Italia, e cila aktualisht nuk ka aspak një situatë kaq sfiduese, 100 mijë teste dhe 7 aparatura te reja testimi po blen Kosova për të rritur kapacitetet! Ne ende nuk e dimë, as me shifra paraprake, se si e kemi nivelin e përhapjes së Covid në shkallë vendi, apo nivelin e imunizimit të popullatës, edhe pse kanë kaluar 4 muaj nga rasti i parë!!!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat