Mbahet Konferenca e Kryesisë Shqiptare e OSBE-së, Gjonaj: Drejtësia dhe integriteti të bëhen shtylla të sundimit të ligjit

Shqipëria

Mbahet Konferenca e Kryesisë Shqiptare e OSBE-së, Gjonaj: Drejtësia dhe integriteti të bëhen shtylla të sundimit të ligjit

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:14
Etilda Gjonaj

Ditën e sotme është mbajtur Konferenca e Kryesisë Shqiptare e OSBE-së. Në fjalën e saj ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj është shprehur se po bëhet maksimumi që Drejtësia dhe Integriteti të bëhen shtylla të sundimit të ligjit në vendin tonë.

Më tej ministrja Gjonaj është shprehur se objektivat janë që të forcohet drejtësia lufta e korrupsionit dhe konsolidimi i demokracisë për të fuqizuar ekonominë .

“Përpjekje intensive për t’i përmbushur rekomandimet e Moneyval. Shqipëria ka përmbushur 90% të rekomandimeve të GRECO-s.Teknologjia aleate në strategjinë ndërsektoriale kundër korrupsionit. Sistem elektronik për gjurmimin dhe hetimin e rasteve të korrupsionit brenda administratës publike. Sistem elektronik për sekuestrimin dhe konfiskimin e aseteve që rrjedhin nga krimi i organizuar dhe korrupsioni” ka thënë ndër të tjera Gjonaj.

Ndër të tjera ministrja ka shtuar se 90% e shërbimeve për publikun do kthehen online, kjo sipas saj eliminon korrupsionin në sportele. Krimi e korrupsioni fenomene ndërkufitare, sfidë e përbashkët dhe përpjekje e përbashkët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat