Dy mamitë rezultojnë pozitive me COVID-19, merret vendimi i menjëhershëm për pavionin e aborteve

Shqipëria

Dy mamitë rezultojnë pozitive me COVID-19, merret vendimi i menjëhershëm për pavionin e aborteve

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 15:35
Shqipëri

Ministria e Shëndetësisë bëri me dije ditën e sotme për bilancin e 24 orëve të fundit në vendin tonë për situatën e koronavirusit. Orët e fundit u regjistruan 71 raste të reja me Covid-19. 

Tetë prej rasteve janë shënuar në Elbasan, dy prej tyre janë mami të maternitetit. Mamitë punonin në pavionin e aborteve dhe pas zbulimit të dy punonjësve të prekur edhe ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.

Gjithashtu raportohet se të infektuarat janë nisur drejt Spitalit Infektiv, për të marrë trajtimin e nevojshëm, ndërsa pjesa tjetër e stafit janë vetëkarantinuar.

Sipas ministrisë gjatë ditës së sotme shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 24 raste në Tiranë, 8 në Elbasan, 6 në Durrës, nga 5 raste në Krujë, Kukës, Lezhë, 4 në Kurbin, 3 në Vlorë, nga 2 raste në Korçë, Shkodër, Përmet, dhe nga 1 rast në Delvinë, Vau Dejës, Bulqizë, Kamëz, Fier.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat