Mbyllet pavioni i aborteve në spitalin e Elbasanit, 2 punonjëse pozitive me covid19 - Bota Sot
Mbyllet pavioni i aborteve në spitalin e Elbasanit, 2 punonjëse pozitive me covid19

Shqipëria

Mbyllet pavioni i aborteve në spitalin e Elbasanit, 2 punonjëse pozitive me covid19

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 16:15
Foto ilustrim

Gjatë 24 orëve të fundit 8 persona kanë rezultuar pozitiv me covid 19 në Elbasan duke e çuar në 24 numrin e personave aktivë gjithsej në këtë qark.

Një infermiere e gjinekologjisë rezultoi e prekur një ditë më parë, por edhe tjetër personel shëndetësor ka shfaqur shenja si temperaturë dhe vështirësi në frymëmarrje ç’ka ka bërë që edhe këta persona të dyshohen dhe izolohen.

Po ashtu një punonjëse call center ka rezultuar pozitive ndërsa një vatër tjetër infeksioni është ajo në një filial banke, ku dy ditë më parë drejtori rezultoi pozitiv me covid 19.

Mes tetë rasteve që kanë rezultuar pozitivë në Elbasan në, dy prej tyre janë mami të maternitetit.

Mamitë punojnë në pavionin e aborteve dhe pas zbulimit të rasteve ky shërbim është mbyllur në qytetin e Elbasanit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat