Regjistrimet në gjimnaze nisin më herët, nxënësit mund të regjistrohen edhe online

Shqipëria

Regjistrimet në gjimnaze nisin më herët, nxënësit mund të regjistrohen edhe online

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 17:04
Foto

Laureta Bektashi specialiste në sektorin e e kurrikulës dhe zhvillimit profesional në Drejtorinë e Arsimit Parauniversitar,  shpjegon procedurat për të gjithë nxënësit që do të regjistrohen në gjimnaze dhe se si duhet të veprojnë nxënësit që kanë kryer arsimin bazë jashtë Shqipërisë.

"Ata duhet të drejtohen në zyrat vendore arsimore për të bërë ekuivalentimin e dokumentacionit të nevojshmë për tu regjistruar".

 Ndryshe nga vitet e tjera, sivjet nxënësit kanë mundësi të regjistrohen edhe online përmes E albania.

"Për të lehtësuar të themi të gjitha procedurat burokratike është mundësuar regjistrimi i nxënësve të arsimit të mesëm përmes platformës e-albania".

Regjistrimet e nxënësve në gjimnazet që nuk janë pranë vendbanimeve të tyre do të shoqërohen me penalitete për mësuesit.

"Në rastet kur institucionet arsimore lënë pa regjistruar nxënës që i përkasin zonës së tyre dhe i plotësojnë kapacitetet e tyre duke marrë nga zonat e tjera, pa miratimin e zyrës vendore arsimore, do të ketë penalitete".

Ndërkohë nxënësit kërkojnë të regjistrohen në gjimnazet me më shumë emër në kryeqytet, pavarësisht se nuk janë pranë tij.

Rreth 30 mijë nxënës pritet që të regjistrohen në arsimin parauniversitar, ndërkohë që deri tani janë regjistruar rreth 40% e tyre.

Aktualisht në gjimnaze po shpërndahen diplomat e maturantëve, për të mos penguar aplikimin e tyre në universitetet jashtë Shqipërisë.

Sitata pandemike ka bërë që Misnitria e Arsimit të marrë masat e nevojshme për zhvillimin e mësimit edhe online edhe në klasa, por ende nuk është një përcaktuar diçka konkrete për hatimin e kurrikulave deri në këto momente.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat