Zbulim i madh arkeologjik në Shqipëri - Bota Sot
Zbulim i madh arkeologjik në Shqipëri

Shqipëria

Zbulim i madh arkeologjik në Shqipëri

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 18:20
Foto

Një varreze tumulare e periudhës së Bronzit të Vonë është zbuluar në Himarë nga arkeologët.

Lajmi është dhënë nga gazetari Aleksandër Çipa, i cili thotë se varreza tumulare daton në shekullin XV-XII para erës së re.

Postimi i gazetarit Çipa:

Ky është një zbulim i madh!!!!! Shumë, shumë i madh për arkeologjinë shqiptare dhe më gjerë!!!!

Zbulim i ri arkeologjik në Himarë

-Arkeologet vlonjate zbulojnë varrezën tumulare të shekullit XV-XII p. Kr-

Himarë 6 korrik 2020

Nga një gërmim arkeologjik shpëtimi i realizuar së fundi në Himarë, nga Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore të Vlorës dhe Instituti Kombëtar i Trashëgimisë Kulturore është zbuluar një varrezë tumulare e periudhës se Bronzit të Vonë (Shek. XV-XII p.Kr).

Sipas arkeologeve zbulimi është i një rëndësie të veçante, pasi është i pari sit arkeologjik i këtij lloji që zbulohet ne bregdetin e Himarës, duke i’a shtuar Hartës Arkeologjike të Shqipërisë edhe një zonë tjetër me varreza tumulare. Ky është padyshim zbulimi i parë dhe kaq i rëndësishëm pas disa shekujsh në tokën shqiptare në bregdetin jugor.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat