Arrestohet kryeplaku në Skrapar, akuzohet për kultivim kanabisi

Shqipëria

Arrestohet kryeplaku në Skrapar, akuzohet për kultivim kanabisi

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 18:23
Skrapar

Policia e Skraparit ka vënë në pranga kryeplakun e fshatit Prishtë pasi akuzohet për kultivim kanabisi.

Sipas policisë është arrestuar J.L., 39 vjeç, me detyrë kryeplak i fshatit Prishtë, në Njësinë Administrative Çepan dhe janë sekuestruar parcela me 295 bimë kanabis.

Gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit, ai kishte detyrim ligjor që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Komunikata e Policisë Skrapar

Kontrolleve intensive në të gjithë territorin e qarkut për evidentimin dhe goditjen e tentativave për kultivim të kanabisit.

Vihet në pranga kryeplaku i fshatit Prishtë, Njësia Administrative Çepan, Skrapar.

J.L., 39 vjeç banues në Prishtë Skrapar.

Arrestimi i tij u bë pasi në vijim të punës për kontrollin e territorit, me qëllim goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të narkotikëve, shërbimet e Komisariatit të Policisë Skrapar, në vendin e quajtur “Moçalishta” kanë gjetur 295 bimë Canabis Sattiva. Shtetasi J.L eshte person i dyshuar per kultivimin e bimëve narkotike, gjithashtu duke mbajtur detyrën si kryeplak i fshatit kishte detyrim që të ushtronte kontrolle territori dhe te njoftonte Policine e Shtetit për kultivim të bimëve narkotike.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorin e Rrethit Gjyqësor Berat, për ndjekje të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat