Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së, Kamëz - Bota Sot
Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së, Kamëz

Shqipëria

Xhelal Mziu jep dorëheqjen si kryetar i degës së PD-së, Kamëz

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:01
Xhelal Mziu

Xhelal Mziu ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i degës së PD-së, Kamëz.

Burime për Top Channel-in bëjnë me dije se Mziu ka zhvilluar një takim me Bashën sot në selinë e PD-së, ku e ka njoftuar për vendimin e tij.

Dorëheqja e Mziut vjen në kuadër të udhëzimit të PD-së, se kush do të garojë për deputet duhet më parë të heqë dorë nga postet drejtuese në parti. Më parë kanë dhënë dorëheqjen Luan Baçi i Fierit dhe Andrea Mano i Korçës

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat