A fsheh heqja e koalicioneve parazgjedhore frikën e humbjes së zgjedhjeve?! Përgjigjet prerë ligjvënësi socialist - Bota Sot
A fsheh heqja e koalicioneve parazgjedhore frikën e humbjes së zgjedhjeve?! Përgjigjet prerë ligjvënësi socialist

Shqipëria

A fsheh heqja e koalicioneve parazgjedhore frikën e humbjes së zgjedhjeve?! Përgjigjet prerë ligjvënësi socialist

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:02
Aleket Hyseni

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja ishte i ftuar deputeti i Partisë Socialiste Alket Hyseni.

Teksa po flitej për koalicionet, Hyseni tha se Partia Socialiste nuk ndihet e kërcënuar në këtë aspekt, pasi sipas tij, Partia Socialiste është fituese dhe me koalicione, si dëshmi për këtë gjë janë sondazhet që sipas deputetit janë bërë.

Denis Dyrnjaja: Kështu si po shihen gjasat, juve mesa duket po arrini një kompromis politik me opozitën në parlament, që do të plotësonte kushtin e saj për ndryshimin e sistemit zgjedhor. Ndërsa juve do të hiqnit qafe, koalicionet parazgjedhore. A po e riktheni në pikën zero, të gjithë procesin e arritur. Kam parasysh me heqjen e koalicioneve, gjë të cilën opozita jashtë parlamentit nuk është se e preferon.

Alket Hyseni: Nuk është se ka qenë pjesë e marrëveshjes çështja e koalicioneve. Opozita mund të ngre 100 pretekste duke thënë që nuk është dakord, edhe kur ne të miratojmë ligje të ndryshme, Unë mendoj që këto janë frikë nga zgjedhjet e ardhshme. Do ta ftoja opozitën, ashtu që ashtu siç pretendon që kemi mbështetjen e shqiptarëve, të shkoj ta provojë në prill, ose në fillim të majit se sa mbështetje ka nga shqiptarët. E t’i lëri këto kapriço të formulave matematikore, të përkthimit të vullnetit të njerëzve. Tek e fundit çfarë po thonë këto propozuesit. Po thonë që të mos ketë më lista pafund koalicionesh, por çdo subjekt politik sa i vlen lëkura të shkojë para shqiptarëve.

Denis Dyrnjaja: Po kjo ju favorizon juve, prandaj dhe e kërkoni.

Aleket Hyseni: Përse na favorizon ne? Ne na favorizon për sa kohë që bëjmë punë të mira çdo formulë. Ne dhe me koalicion a kemi fituar, a kemi qenë favorizuar. Ne jemi fituesit. Më pas në 2017 kemi qenë pa koalicione, në të dy zgjedhjet e fundit në dy forma të ndryshme ne kemi fituar.

Denis Dyrnjaja: A jeni të frikësuar nga koalicionet? Ju tregojnë sondazhet të dobët.

Alket Hyseni: Absolutisht fare, sepse ne i kemi thënë. Jo, ne na rezulton fatmirësisht për ne në çdo formë. Ne kemi qenë fitues në çdo sistem dhe jemi e me sondazhe. Por nuk është çështja ta ngremë debatin në interes personal, sepse ndryshe nuk do të kemi kurrë një marrëveshje.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat