Shefi i Urgjencës: 5 këshilla që duhet të zbatoni për Covid - Bota Sot
Shefi i Urgjencës: 5 këshilla që duhet të zbatoni për Covid

Shqipëria

Shefi i Urgjencës: 5 këshilla që duhet të zbatoni për Covid

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 19:25
Skënder Brataj

Shefi i Urgjencës: 5 këshilla që duhet të zbatoni për Covid

Drejtori i Urgjencës Kombëtare në Shqipëri Skënder Brataj, i ka bërë thirrje qytetarëve që të ndjekin 5 rregulla bazike në mënyrë që të ruajnë veten prej koronavirusit, në një kohë kur situata duket se vetëm po përkeqësohet.

Mbaj maskën në ambientet e mbyllura

Mbaj distancën 1.5 metër

Zbato rregullat e higjenës

Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!

Postimi i plotë:

SA HERË DËGJOJMË QË ÇUDIA MË E MADHE ZGJAT TRE DITË!

ÇUDI!!

Kjo nuk ndodh me sëmundjet, kjo nuk ndodh me koronavirusin!

Çudia e tij ka gjashtë muaj që ekziston, çudia e tij ka marë shumë njerëz në vorbullën e tij.

Kjo çudi nuk ndodh me të pa fytyrët që fshihen në profile fallco !!

Çudia je TI:

Ti që shan në çdo koment

Ti që edukatë nuk ke

Ti që familjen tënde nuk respekton

Ti që fëmijët e tu nuk i edukon

Ti që nuk beson

Ti që përfiton

Ti që i di te gjitha

Ti që nuk do të mbash maskë

Ti që do të shikosh të sëmurët ku janë , sepse sipas teje nuk ekzistojnë!

Ti që nuk beson se ka viktima nga koronavirusi!

Ti që do pushtet

Ti që do fitim

Ti që do liri pa kufizim

Ti që mendon se paguan taksat i vetëm

Ti që proteston

Ti që mendon se çipin do të venë

Ti që virusin shpërndan

Ti që Covid shkakton

Ti që je fshehur pas një profili FALLCO!

JU LUTEM MOS SHKAKTONI MË KONFUZION!!

Koronavirusi ekziston

Koronavirusi infekton

Koronavirusi sëmur

Koronavirusi mer jetë

Jeta e radhës që do të humbi, mos harro, mund të jetë e jotja

JU LUTEM

Na lini të shpëtojmë jetë njerzish

Na jepni kohë të mposhtim virusin

Na jepni kohë të sqarojmë qytetarët

Na jepni kohë të shërojmë plagët e virusit!!

Nëse doni një fytyrë të vërtetë, një fytyrë ta vendosni te profili juaj ndiqni këshillat e mëposhtme:

Doni një titull, studioni dhe merni një diplomë.

Doni të jeni profesionist i mire, studioni gjithë jetën.

Doni rol drejtues, punoni vazhdimisht në sektorin tuaj, bëhuni ekspert i mirfilltë, bëni master për menaxhim, bëni eksperienca pune brenda dhe jashtë Shqipërisë, tregoni aftësitë tuaja dhe politika ka nevojë për këta njerëz ti vendosë në role drejtuese.

Doni rol drejtues, futuni në politik dhe zbatoni pikën 1.

Doni të jeni gjithollog, kritik, i lirë, mendimtar i shthurur që mund të thoni çfar të doni, të shani si të doni dhe kë të doni? Është shumë e thjeshtë, ju lejohet se askush nuk ju ndalon!

Bëni atë që keni bërë deri tani, një profil fallco, fshihuni si struci, villni sa të doni, përdorni fjalorin që doni!

POR MOS MENDONI SE JENI TË PA PREKSHËM, KARAKTERIN TUAJ DO TË MARIN FËMIJËT TUAJ, FRUSTACIONET TUAJA DO TI BËJNË PASURI TË TYRE PËR GJITHË JETËN, KY DO TË JETË INVESTIMI I JETËS JUAJ, KY DO TË JETË SHPËRBLIMI I JETËS SUAJ!

Komentet e tua i shikon familja ime, i shikon fëmija im, i shikojnë miqtë e mi, shokët e mi, të njohurit e mi! Askush nga ata nuk ndryshon mendim, sepse më njohin, askujt prej tyre ti nuk i shkakton dot ÇUDI!

Çudia je ti që do të çuditesh me familjen dhe fëmijët e tu!

Prandaj për të ruajtur veten dhe familjen tënde ndiq këto pesë këshilla:

Mbaj maskën në ambientet e mbyllura

Mbaj distancën 1.5 metër

Zbato rregullat e higjenës

Mos lejo të tjerët ti shkelin këto rregulla

Mos e përdor profilin fallco deri sa virusi të ik!

JU LUTEM

Dr.Skender Brataj

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat