Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Shqipëria

Diell dhe rritje temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Në vendin tonë moti sot do të jetë i alternuar nga kthjellime dhe vranësira të cilat do sjellin mot të kthjellët por herë pas here do të zëvendësohet nga reshje të izoluara në zonat malore.

Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rritje të lehtë, ku do të variojnë: në zonat malore, nga 17ºC në 31ºC, në zonat e ulëta nga 23ºC në 37ºC dhe në zonat bregdetare nga 25°C në 38ºC.

Era do të fryejë në drejtim Veriperëndimor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 4-5 ballë.

Në Kosovë moti sot do të jetë i alternuar me kthjellime dhe vranësira duke sjellë mot të paqëndrueshëm. Sot temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 16ºC deri në 24ºC dhe në zonat e ulëta nga 21ºC në 27ºC.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat