Jorida Tabaku për buxhetin e shtetit: Rama rrit borxhin publik për pagesa oligarkësh - Bota Sot
Jorida Tabaku për buxhetin e shtetit: Rama rrit borxhin publik për pagesa oligarkësh

Shqipëria

Jorida Tabaku për buxhetin e shtetit: Rama rrit borxhin publik për pagesa oligarkësh

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 15:41
Jorida Tabaku

Kriza ekonomike si pasojë e pandemisë e detyroi  qeverinë të ndryshojë buxhetin për herë të tretë brenda pak muajve, duke  duke ulur nivelin e të ardhurave si dhe duke orientuar me shume para drejt emergjencave. Por ky ndryshim për Partinë Demokratike vulos varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit.

Partia Demrokratike, thotë se me rishikimin e buxhetit qeveria ka vulosur  varfërinë për shqiptarët dhe pasurimin e një grushti qeveritarësh dhe klientësh të pushtetit.

Ish deputetja Jorida Tabaku, argumentoi se se me këtë vendim nuk ka rritje rrogash dhe pensionesh e as vende të reja pune por shkurtim të tyre.

Tabaku: Vendimi i ri i qeverisë për të rishikuar buxhetin për të dytën herë në 6 muaj është shpallja defakto e falimentit të qeverisë së Edi Ramës dhe dëshmi se sa keq ka qeverisur në këto 7 vite.

Tabaku tha se kryeministri, bën të kundërtën e atyre që ka premtuar. Merr borxh për të paguar koncesionet korruptive.

Partia Demokratike thotë se sipas përllogaritjeve të qeverisë, borxhi publik është 80% e Prodhimit të Brendshëm Bruto. 

Por sipas Tabakut po të llogarisësh edhe borxhin e krijuar nga PPP-të, borxhi real  shkon në  11 miliardë euro ose 93% e prodhimit kombëtar.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat