S’ka kohë për ndryshim sistemi, OSBE: Procesi duhet të niset një vit para zgjedhjeve

Shqipëria

S’ka kohë për ndryshim sistemi, OSBE: Procesi duhet të niset një vit para zgjedhjeve

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:12
Foto ilustrim

Institucionet ndërkombëtare në Tiranë hedhin poshtë pretendimin e opozitë paralmentare për ndryshimin e sistemit.

Përfaqësuesi i OSBE gjatë seancës dëgjimore në Këshillin e Legjislacionit ja bëri të qartë deputetëve të pakicës që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të shkohet me këtë sistem zgjedhor, pasi nuk ka kohë për të hapur listat.

"Sipas praktikave më të mira ndërkombëtare të theksuara me forcë nga Këshilli i Europës, duhet të nisë të paktën 1 vit përpara zgjedhjeve të rradhës dhe duhet të jetë gjithëpërfshirës dhe transparent".

Ndërsa Këshilli i Europës mendon që duhet të hyjë në lojë sërish Venecia, pasi sipas tyre është i domosdoshëm opinioni i Komisionit.

"Do ju sygjeroja edhe në konsultim me kolegët e Komisionit të Venecias, ata mirëpresin çddo kërkesë që mund të keni për këtë iniciativë".

Qëndrimet e OSBE dhe Këshillit të Europës nuk janë mirëpritur nga ana e deputetëve të pakicës parlamentare.

"Këtu ishte Komisioni i Venecias, kishte 6 muaj. Thirre nesër ta fusin".

Edhe Avokatja e Popullit rekomandon që të mos ndryshohet sistemi, pasi sipas saj, ky proces ka nevojë për dialog gjithëpërfshirës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat