Qytetarët në Elbasan neglizhojnë masivisht protokollet, radhë në sportelet e Postës

Shqipëria

Qytetarët në Elbasan neglizhojnë masivisht protokollet, radhë në sportelet e Postës

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 16:17
Foto

E teksa numri i të infektuarve rritet në Elbasan, nga ana tjetër vërehet një ulje e respektimit te distancimit social dhe maskat thuajse nuk përdoren.

"Fillimisht e kam përdorur, tani që u hap prapë pandemia jo."

Një situatë shqetësuese vërehet kryesisht në filialin qëndror të Postës së Elbasanit, ku respektimi i distancës ishte i pamundur për shkak të numrit të madh të njerëzve.

"Po aplikoj për shkollë të lartë."

"Çdo njeri futet sipas dëshirës."

Neglizhenca në respektimin e distancimit social vihet re në shumë qytete të vendit, pavarësisht se numri i të prekurve dhe vatrat po rriten çdo ditë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat