Shqipëri: Sërish dy vdekje nga Covid-19. Gjysma e të infektuarve janë në kryeqytet - Bota Sot
Shqipëri: Sërish dy vdekje nga Covid-19. Gjysma e të infektuarve janë në kryeqytet

Shqipëria

Shqipëri: Sërish dy vdekje nga Covid-19. Gjysma e të infektuarve janë në kryeqytet

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:00
Ilustrim

Në Shqipëri, humbën jetën edhe 2 vetë të tjerë prej Covid-19. Një zonjë 45-vjeçare nga Berati dhe një zotëri 82 vjeçar nga Kruja ndërruan jetë 24 orët e fundit, duke rritur 81 numrin e personave të vdekur nga Koronavirusi prej fillimit të muajit maj.

Në 11 ditët e fundit, nga 26 qershori deri sot më 7 korrik, kanë vdekur 26 persona nga koronavirusi, çdo ditë nga 2- 3 qytetarë.

Ndërsa në Spitalin Infektiv janë 81 pacientë të shtruar nga të gjitha grup-moshat, 9 nga të cilët në terapi intensive.

Instituti i Shëndetit Publik zbuloi edhe 74 persona të infektuar nga korona-virusi, gjysma e të cilëve janë në Tiranë, dhe të tjerë në Durrës, Shkodër dhe në Korçë.

Të tjerë qytetarë të infektuar janë pothuaj në të gjithë hartën e vendit: në Kavajë, në Fier, Lushnje, Mirditë, Elbasan, Pukë, Berat, Kamëz, Gjirokastër, Pogradec, Sarandë, Vau i Dejës, Dibër dhe Malësi e Madhe.

Mbi 1 mijë e 200 persona janë të infektuar aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës. Nga afro 30 mijë testime gjithsej në 5 muaj, qysh nga muaji shkurt, janë zbuluar afro 3 mijë persona të infektuar nga Covid-19./Voa/

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat