45 vjeçarja që ndërroi jetë nga koronavirusi lë pas dy djem, si u infektua ajo!

Shqipëria

45 vjeçarja që ndërroi jetë nga koronavirusi lë pas dy djem, si u infektua ajo!

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 18:21
Ilustrim

Lajmet që mbërrijnë për jetë të humbura nga koronavirusi në Shqipëri janë të gjitha tronditëse. Por rasti i 45 vjecares nga Berati që lë pas dy djem, është vërtet i dhimbshëm.

Abcnews ka mësuar se ajo vuante dhe nga sëmundje të tjera si diabeti, astma, tensioni e problemet kardiake. Pra ishte vërtet një person që rrezikohej seriozisht prej koronavirusit nëse do ta prekte. Ashtu sic edhe fatkeqësisht, ndodhi. Gruaja duket është paraqitur në spitalin Rajonal të Beratit për të marrë mjekim për astmën. Por gjendja e saj është përkeqësuar, ndaj e dërguan në spital në Tiranë, ku dhe dyshohet të jetë infektuar.

Ditën e sotme ISHP konfirmoi një tjetër viktimë nga koronavirusi, një 80-vjeçar nga Kruja.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat