Bushati: Rruga e protestave të opozitës ishte dështim. Ekonomia, pika e dobët e shqiptarëve – kalë i fortë beteje për opozitën

Shqipëria

Bushati: Rruga e protestave të opozitës ishte dështim. Ekonomia, pika e dobët e shqiptarëve – kalë i fortë beteje për opozitën

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:35
Andi Bushati

Në studion e emisionit “Top Talk”, drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Andi Bushati.

Opozita jashtëparlamentare, e formuar nga boshti PD-LSI, duket se pas djegies së mandateve dhe mbarimit të protestave të njëpasnjëshme, ka rënë në një “gjumë letargjik”. I pyetur pikërisht për këtë fakt, analisti Bushati tha se sipas tij, opozita po ndjek një strategji të re, duke shfrytëzuar dëmin ekonomik të shkaktuar tek shqiptarët, si pasojë e dy fatkeqësive, tërmeti dhe COVID-19.

Sipas tij, shqiptarët nuk duan t’ia dinë për demokracinë, ndërsa për xhepin e tyre reagojnë. Për këtë ilustroi një shembull.

“Pra kur i thua që janë vjedhur votat e PD-së edhe nuk ia ndien, por kur i thua ke më pak para në xhep reagojnë, më duket se këtë bast ka vënë dhe Basha”, tha Bushati.

“Opozita provoi formën më radikale të mundshme, para një viti e gjysmë me djegie mandatesh e të gjitha. Te kjo rrugë dështoi. Tani unë mendoj që nuk është e përgjumur, por ka zgjedhur një strategji tjetër, se sa do të ia dalë është punë tjetër. Por çfarë ka zgjedhur në këndvështrimin tim. Jo vetëm për faj të Ramës, fakti që kësaj qeverisje, i ndodhën dy fatkeqësi të mëdha, tërmeti dhe koronavirusi. Që të dyja kanë shkatërruar në mënyrë të tmerrshme ekonominë. Lulzim Basha mendoj unë dëshiron të përfitojë nga kjo dhe i bie çekanit vetëm tek ekonomia. Më vjen keq ta them por unë mendoj që shqiptarët nuk çajnë kokën shumë për demokracinë, për xhepin e tyre dhe e çajnë. Pra kur i thua që janë vjedhur votat e PD-së edhe nuk ja ndien, por kur i thua ke më pak para në xhep reagojnë, më duket se këtë bast ka vënë dhe Basha”, u shpreh analisti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat