COVID-19/ Apeli i Manastirliut tek Infektivi: Të ndihmojmë me çdo kusht mjekët

Shqipëria

COVID-19/ Apeli i Manastirliut tek Infektivi: Të ndihmojmë me çdo kusht mjekët

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 21:46
Ilustrim

Ministrja e Shëndetësisë, ka publikuar foton nga Spitali Infektiv, teksa një infermier kujdeset për pacientët e shtruar në spital me simptoma të rënda prej COVID-19.

Ogerta Manastirliu apelon që infermierët duhen ndihmuar duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë së qytetarëve jashtë spitaleve, ende të painfektuar, për të respektuar masat e thjeshta ndaj COVID-19 si distanca, maska dhe higjiena.

Muajin e fundit janë rritur ndjeshëm shtrimet tek Infektivi dhe pacientët me COVID-19 teksa ka përkeqësuar gjendjen aktuale të Shqipërisë.

“Infermier Korabi është aktualisht në shërbim, duke u kujdesur për pacientët e shtruar në spital, me simptoma të rënduara, si pasojë e virusit të rrezikshëm COVID19”, shkroi ministrja.

“Krenare për punën e palodhur e stafit të spitalit #COVID1, që prej ditës së parë të epidemisë!”, shtoi ajo.

T’i ndihmojmë, duke nxitur ndjenjën e përgjegjësisë tek çdo qytetar, për respektimin e disa masave të thjeshta, efikase për të frenuar përhapjen e COVID 19″, – theksoi më tej Manasterliu.

Ministrja e Shëndetësisë, e mbyll reagimin e saj, duke kujtuar disa nga rregullat bazike:

Ruaj distancën nga të tjerët

Vendose maskën

Kujdesu për higjienën personale dhe kolektive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat