Sa para i ka kushtuar Shqipërisë menaxhimi i pandemisë deri në korrik?

Shqipëria

Sa para i ka kushtuar Shqipërisë menaxhimi i pandemisë deri në korrik?

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 23:48
Artan Koni

Mjeku urolog, Artan Koni, ngre shqetësimin për mungesën e transparencës lidhur me paratë e harxhuara për menaxhimin e pandemisë së koronavirusit.

I ftuar në "Tempora", ai thotë se askush nuk e di se sa para nga 400 milion që ka buxhet Ministria e Shëndetësisë janë harxhuar për shtimin e kapaciteteve të reja në shtëndetësi për4 përballimin e Covid-19.

Gjithçka që dihet sipas tij është se në tre muaj janë bërë 25 mijë teste, kostoja e të cilave shkon 250 mijë euro.

Koni: Ministria e Shëndetësisë ka 400 mln euro buxhet, 250 mijë euro kemi harxhuar në tre muaj për testimet, 10 euro bën një test dhe kemi bërë 25 mijë teste. Ku janë milionat e tjerë? Sa lekë kemi harxhuar për respiratorët, sa lekë kemi harxhuar bonuse për doktorët dhe infermierët, sa lekë kemi harxhuar për marrjen e pajisjeve të reja, për shtimin e kapaciteteve? Në këto tre muaj a ka mundësi të marrim një përgjigje se sa para kemi harxhuar ne për menaxhimin e pandemisë? Sa gjithësej? Nga të dhënat indirekte që na vinë nga OBSH dimë që kemi harxhuar 250 mijë euro për testimet në tre muaj, po lekë të tjera a kemi harxhuar se kemi 400 milion. Sa respiratorë kemi blerë, sa bonuse kemi shpërndarë, me sa para kemi rritur kapacitetin e shtretërve? Ta dimë sa lekë kemi harxhuar që të themi nga ky 400 milionësh buxhet kemi harxhuar 2% për pandeminë dhe 98% për koncesinet, ose  për pandeminë kemi harxhuar 15%, 20% për koncesionet dhe pjesa tjetër për gjërat e tjera. Nuk dimë asgjë, nuk dimë sa lekë kemi harxhuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat