“Koha më ka dhënë të drejtë”/ Majlinda Bregu flet hapur: Në politikë gratë kanë dalë më dinjitoze - Bota Sot
“Koha më ka dhënë të drejtë”/ Majlinda Bregu flet hapur: Në politikë gratë kanë dalë më dinjitoze

Shqipëria

“Koha më ka dhënë të drejtë”/ Majlinda Bregu flet hapur: Në politikë gratë kanë dalë më dinjitoze

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 10:12
Majlinda Bregu

Sekretarja e Përgjithshme e Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu ka deklaruar në emisionin“Provokacija”se gratë politikane në Shiqipëri në këto 30 vite kanë qenë më shumë dinjitoze,sa i përket përfaqësimit të tyre.

Ajo u shpreh se politika është fushë shumë e vështirë për gratë.  Sakaq, Bregu theksoi  më tej se koha ka vërtetuar se ajo ka pasur të drejtë në betejat e saj në politikë.

“Politika është e vështirë për këdo, për gratë edhe më e vështirë. Në Shqipëri dhe në vendet tona nuk është kurrë e lehtë të merresh me politikë, nuk ka qenë asnjëherë. Por në politikë në këto 30 vjet gratë kanë dalë më dinjitoze në Shqipëri. Edhe kur janë larguar kanë pasur beteja që i kane bërë sepse i kanë besuar. Mund të qëllojë se ajo që ke mbrojtur të nesërmen të rezulton dështim total, por mundet që koha të japë të drejtë. Fatmirësisht unë jam në grupin e dytë”, tha Bregu.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat