Prostitucion, trafikim i narkotikëve dhe të tjera, kush janë të piketuarit e radhës nga OFL - Bota Sot
Prostitucion, trafikim i narkotikëve dhe të tjera, kush janë të piketuarit e radhës nga OFL

Shqipëria

Prostitucion, trafikim i narkotikëve dhe të tjera, kush janë të piketuarit e radhës nga OFL

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 12:00
Foto

Në zbatim të detyrave të përcaktuara në Aktin Normativ të datës 31 janar 2020, vijon Operacioni Forca e Ligjit.

Në kuadër të zbatimit të Ligjit Special për masat pasurore ndaj individëve të dënuar apo akuzuar për krim të organizuar apo krime të rënda, OFL i ka nisur kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë, shtetasve:

Behar Brajoviq, banues në Shkodër, nën hetim për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, kryer në bashkëpunim, në kuadër të grupit të strukturuar kriminal dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale apo grupi i strukturuar kriminal”;

Artan Prenga, banues në Mirditë, i dënuar për veprën penale “Shfrytëzimi i prostitucionit në rrethana rënduese” kryer në bashkëpunim;

Arben Ghete, i dënuar për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”;

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

OFL është në veprim të pandërprerë dhe në kryerje të veprimeve komplekse për vendosjen e sekuestrove emergjente mbi pasuritë e dyshuara të përfituara nga krimi, si dhe për dërgimin e formularëve të vetëdeklarimit të gjithë personave që janë subjekt i Ligjit Special.

OFL do të informojë publikun në vijimësi për të gjitha nismat procedurale dhe operacionet ekzekutive që do të kryejë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat