“Je heroina ime”, ish-deputeti i PS-së i bën dedikimin emocionues vajzës së tij mjeke

Shqipëria

“Je heroina ime”, ish-deputeti i PS-së i bën dedikimin emocionues vajzës së tij mjeke

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:48
Lola Dokle

Vajza e ish-deputetit Namik Dokle feston sot ditëlindjen dhe nuk kishte si të mungonte edhe urimi i të atit.

Vajza e Dokles ka profesionin e mjekes dhe gjatë urimit të tij, ka përmendur edhe sakrificën që ka bërë gjatë këtyrë muajve të pandemisë së koronavirusit.

Postimi i plotë:

“LOLA, SHPIRTUSH I BABIT
Mes qindra fotografive te tua, sot, NE DITELINDJEN TENDE, po perzgjedh vetem dy:
Njera, kur niseshe per ne kopesht dhe mezi rregulloje komcat e palltos…
Tjetra, foto e ketyre diteve te fundit, pas kater muajve te luftes kunder covid19, kur nate
e dite qendrove prane te semureve dhe dhjetra te sheruar prej teje, te shkruajten:
“SEI LA MIA HEROINA…” Po, je heroina jone dhe te urojme: EDHE 100!!!”

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat