E harruan në burg/ Vrasjet e Laçit, Gjykata e Kurbinit vendos arrest shtëpiak për Kreshnik Tushën - Bota Sot
E harruan në burg/ Vrasjet e Laçit, Gjykata e Kurbinit vendos arrest shtëpiak për Kreshnik Tushën

Shqipëria

E harruan në burg/ Vrasjet e Laçit, Gjykata e Kurbinit vendos arrest shtëpiak për Kreshnik Tushën

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:24
Kreshnik Tusha

Gjykata e Kurbinit ka ndryshuar masën e sigurisë për Kreshnik Tushën, saktësisht nga arrest me burg në arrest shtëpiak.

Tusha u arrestua për vrasjet e Laçit, por ndonëse policia mundi të kapte autorët e vërtetë të ngjarjes, i riu vazhdonte të qëndronte në burg. 22-vjeçari Kreshnik Tusha u mbajt në qeli fillimisht për faj të rastësisë, pasi mbrëmjen e krimit u dërgua në spital i plagosur në rrethana të tjera.

“Më thanë do të lëmë arrest me burg, sa të vijë urdhri i dytë. Unë s’di ç’po ndodh, a e arrestuan autorin, më kanë harruar ne burg, s’kam avokat, s’kam marrë, s’kam mundësi ekonomike”, u shpreh Kreshnik Tusha për Top Channel.

Ndërkohë policia është bindur se njeriu që u plagos gjatë atentatit të biznesmenëve është Eduart Lamaj dhe jo Tusha.

Eduart Lamaj pranoi se është personi që shfaqet në kamerat e sigurisë, teksa hyn i maskuar si polic, qëllon me breshëri dhe plagos këmbën. Lamaj  qëlloi për vdekje Bujar Likën dhe Paulin Gjergjin.

Kamerat e sekuestruara tregojnë se pas atentatit, Lamaj nxirret i plagosur nga bashkëpunëtorët, për t’u arrestuar 23 ditë me vonesë, në një kohë që autoritetet pretendonin se e kishin arrestuar njeriun që shfaqej në kamera. Eduart Lamaj tregoi edhe emrat e ndihmësve, të quajtur Ilir Lika, Klaudio Pepkola dhe Olti Vlashi.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat