Shqipëri, ritme të larta vdekjesh, shtrimesh dhe infektimesh - Bota Sot
Shqipëri, ritme të larta vdekjesh, shtrimesh dhe infektimesh

Shqipëria

Shqipëri, ritme të larta vdekjesh, shtrimesh dhe infektimesh

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:33
Foto Ilustrim

Në Shqipëri vazhduan edhe sot vdekjet e përditshme për shkak të koronavirusit.

Edhe dy zonja 58 dhe 59 vjeç nga Tirana ndërruan jetë në 24 orët e fundit nga Covid-19 në Spitalin Infektiv, duke e rritur në 83 numrin e përgjithshëm të viktimave.

Nga 26 qershori deri sot, pra, për 13 ditë pa ndalim, kanë vdekur 28 persona, ose nga 2 – 3 persona përditë.

Në këto dy javë kanë vdekur në Shqipëri po aq pacientë sa në dy muajt e pikut të epidemisë, mars dhe prill. Më 29 prill u shënua vdekja e 31 e një zotërie 71 vjeçar nga Shkodra dhe gjatë muajit maj nuk pati më vdekje, gjë që solli zonat e gjelbëra dhe mbylljen e karantinës.

Shtrimet e pacientëve në Spitalin Infektiv janë po ashtu në shifra maksimale. Aty po mjekohen aktualisht 83 pacientë, 3 më shumë se më 2 prill, kur ishte maksimumi i valës së parë të epidemisë. Në këtë Spital 14 pacientë janë aktualisht në terapi intensive, ndërsa Instituti i Shëndetit Publik zbuloi edhe 68 persona të infektuar rishtas. Këto janë sa dyfishi i 34 rasteve maksimale të zbuluara më 25 prill. Gjatë prillit u zbuluan mesatarisht 8-34 persona të infektuar,

Sot, megjithë kthimin e vdekjeve të vazhdueshme në fund të qershorit, zyrtarët pohuan se nuk po planifikohet një karantinë e dytë, por vetëm zbatimi i masave shëndetësore.

Puna, lokalet dhe transporti publik janë hapur masivisht, por masat mbrojtëse të qytetarëve janë të pakta.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat