Mjekja: Ka patur raste kur të prekur me Covid, kanë thyer karantinën - Bota Sot
Mjekja: Ka patur raste kur të prekur me Covid, kanë thyer karantinën

Shqipëria

Mjekja: Ka patur raste kur të prekur me Covid, kanë thyer karantinën

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 23:20
Rovena Daja

Epidemiologia Rovena Daja tha në “Repolitix” se ka persona që kanë thyer karantinën, por Kodi Penal por nuk është zbatuar.  “Ka pasur raste që kanë dalë duke pirë kafe edhe pse e dinin që ishin pozitivë. Ka edhe rast kur fëmijët kanë dalë duke luajtur me të tjerët jashtë”, tha Daja.

A do të hapen shkollat? “Varet shumë nga situata epidemiologjike, nuk mund të themi asgjë të sigurt për momentin. Ne kemi në dorë sjelljen tonë!”, tha Kuli.

Në lidhje me izolimin e vendit, ajo tha se nuk ka asnjë plan për mbyllje, mund të jetë sugjerime për mbylljen e një institucioni nëse ka të infektuar që punonjësit e tjerë të punojnë nga shtëpia, por jo për mbyllje totale.

Edhe pse vendi është hapur, përsëri ka shumë vende që janë të rrezikshme për tu frekuentuar nga personat pasi risku është më i madh për tu infektuar me COVID. Sipas epidemiologes Rovena Daja, edhe pse festat, party-t e natës e pishinat duhet të jenë të mbyllura, ato përsëri janë hapur duke rritur mundësinë e përhapjes së pandemisë së koronavirusit.

“Aktivitetet me shumë risk janë ngrënia në një bufe ose ambient të ngushtë, palestrat edhe pse duhet të jenë shumë mirë të ajrosura. Pse të mos shkoni në det dhe jo pishina, të uleni në rërë dhe të mos përdorni shezlongë të të tjerëve. Uji i detit nuk e transmeton”, tha anëtarja e Komitetit Teknik Gjeorgjina Kuli.

Kurse Daja tha se vende të rrezikshme janë  të shkosh në lokale, stadiume, marrja pjesë në shërbime fetare mbi 500 persona.  “Ka pasur besimtarët që kanë qenë pozitivë gjatë muajit të Ramazanit, persona që frekuentonin të njëjtën xhami e që kishin lidhje me njëri-tjetrin”, tha Daja.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat