82 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i të sëmurëve rëndë - Bota Sot
82 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i të sëmurëve rëndë

Shqipëria

82 raste të reja me COVID-19 në Shqipëri, rritet numri i të sëmurëve rëndë

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 11:04
Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë raportoi të enjten se pas 401 testesh të kryera ishin diagnostikuar me COVID-19 edhe 82 personave të tjerë duke e çuar bilancin e të infektuarve në 3,188 raste.

Në një konferencë për shtyp nga ministria, Mirela Cami, drejtoreshë e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor tha se në 24 orët e fundit nuk ishin shënuar viktima të tjera dhe se bilanci mbetet 83 vdekje.

Kjo është hera e parë që prej 22 qershorit që nuk regjistrohen vdekje në 24 orë – më 22 qershor kishte në total 44 viktima, 39 më pak se sa bilanci aktual.

Sidoqoftë lajm negativ mbetet fakti se po shtohen të sëmurët rëndë në spital. Cami tha se aktualisht ka 84 pacientë të shtruar, 11 prej të cilëve në terapi intensive në gjendje serioze – 6 prej tyre me frymëmarrje të drejtuar.

Së fundmi autoritetet deklaruan “të shëruar” 41 persona duke e çuar totalin në 1,832 raste që kanë mundur ta mposhtin virusin (57% e totalit të të infektuarve).

Aktualisht janë 1,273 raste “aktive”: 509 në Tiranë, 215 në Durrës, 173 në Shkodër, 116 në Vlorë, 64 në Lezhë, 41 në Fier, 32 në Korçë, 32 në Kukës, 24 në Berat, 17 në Gjirokastër, 17 në Dibër.

Në total autoritetet kanë kryer 27,087 testime me një mesatare prej 9,674 testesh për çdo 1 milionë banorë, çka mbetet mesatarja më e ulët në rajon.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat