Koronavirusi, infektohet pedagogia në Gjirokastër - Bota Sot
Koronavirusi, infektohet pedagogia në Gjirokastër

Shqipëria

Koronavirusi, infektohet pedagogia në Gjirokastër

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 12:36
Ilustrim

Rasti i vetëm i raportuar si i infektuar me koronavirus në Gjirokastër në 24 orët e fundit, është ai i një pedagogeje.

Mësohet se nga testimet e kryera ka rezultuar pozitive ndaj Covid-19, një pedagoge në Fakultetin e Ekonomikut, të universitetit “Eqerem Çabej”.

Rasti në fjalë ka bërë që të mbyllet departamenti ku pedagogia e infektuar jepte mësim.

Dyshohet se ajo është infektuar nga studetnët, ndërkohë që vijon hetimi epidemiologjik, për të zbuluar nëse ka të prekur të tjerë, si pasojë e kontakteve me pedagogen.

Në orët e fundit si infektime të reja u raportuan 82 raste, 30 në Tiranë, 11 në Shkodër, 6 në Kukës, 5 në Elbasan, nga 4 raste në Bulqizë, Krujë, Berat, Malësi e Madhe, nga 3 raste Kavajë, Përmet, 2 në Korçë, nga 1 rast në Pukë, Mirditë, Kamëz, Gjirokastër, Tepelenë, Dibër.

Në vendin tonë aktualisht janë 1273 persona aktivë me Covid-19, dhe 83 viktima të shënuara qysh nga nisja e pandemisë.

Humbjet e jetës janë shënuar në Tiranë 46, Durrës 13, Fier 5, Vlorë 2, Shkodër 12, Kukës 1, Elbasan 2, Lezhë 1 dhe Berat 1.

Sakaq shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve: Tiranë 509; Durrës 215; Shkodër 173; Vlorë 116; Lezhë 64; Fier 41; Elbasan 33; Korçë 32; Kukës 32; Berat 24; Gjirokastër 17 dhe Dibër 17.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat